​Laporta flet për situatën e krijuar te Barcelona

Eliminimi që në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ka lënë tej mase të zhgënjyer tifozët e Barcelonës.

Ata u mposhtën nga Bayerni i Mynihut të mërkurën me rezultat 3-0 duke mbetur kështu edhe një edicion tjetër në Ligën e Evropës.

Në lidhje me situatën e krijuar, ka folur edhe presidenti i Barcelonës, Joao Laporta, i cili ka thënë se rindërtimi që është duke u bërë në skuadër edhe mund të sjellë ulje dhe ngritje të tilla.

“Duhet të shohim përpara. E dinim që në këtë proces të rindërtimit të ekipit do të kishte ulje-ngritje”, ka thënë Laporta.

Ai më pas ka folur edhe për punën e trajnerit Xavi Hernandez si dhe kishte edhe një mesazh për tifozët.

“Mesazhi për tifozët është të shohin përpara. Xavi gjithashtu i bëri të rinjtë të luajnë në mënyrë që ata të rriten”, ka thënë në fund ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button