Lazio së shpejti do të bëjë publike nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të majtë Dimitrije Kamenoviq, nga skuadra serbe Cukaricki, raporton gazetari i njohur italian Gianluca DiMarzio.

Kamenovic pritet të ju nënshtrohet testeve mjekësore me ekipin nga Serie A ditëve në vazhdim, dhe do të qëndroj me skuadrën e tij aktuale deri në fund të këtij edicioni në formë huazimi.

Një blerje që arrin shifrën prej 3 milionë eurosh, Kamenovic mund të operojë në tre pozita të mbrojtjes, dhe po ashtu në mesfushë.