Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka propozuar që në vazhdim të seancës të hyjë në rend dite projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.

Ky propozim është kundërshtuar nga shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se nuk është e bazuar as në rregullore që të futet tash në rend dite, pasi jemi në gjysmë të seancës.

Kurse, shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Memli Krasniqi përkrahi propozimin e Arben Gashit, duke thënë se së bashku me ligjin për parandalimin e pandemisë, të vinë në lexim të dytë në të njëjtën ditë, më 14 gusht.

Propozimi i Arben Gashit është përkrahur edhe nga grupi parlamentar i AAK-së.