Deputeti i LDK-së, Shkelzen Hajdini ka propozuar që në seancën e Kuvendit e cila po vazhdon, të hyjë si pikë e rendit të ditës rishikimi i buxhetit, megjithatë pas qëndrimeve të subjekteve politike, ishin vetëm 56 vota, për dhe 48 vota kundër, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për ta futur në rend dite.

Propozojë të plotësohet rendi i ditës me një pikë shtesë, propozoj të futet në rend të ditës aprovimi i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Marrë parasysh afektimin e ekonomisë së vendit dhe të gjitha fushave nga virusi Covid, është shumë e rëndësishme të procedojmë me tutje me aprovimin e këtij ligji”, tha ai.

LDK kërkonte që rishikimi i buxhetit të shqyrtohet në lexim të parë.