Futbollistët e Leganes mposhtën Espanyol në ndeshjen e xhiros 34 të La Ligës spanjolle me rezultat 1:0.

Me këtë humbje, Espanyol ‘bleu’ biletën për në ligën e dytë, ndërsa ka ende shpresë për Leganes.

Katër raunde para fundit, Leganes ka shtatë pikë më pak se Eibar, i cili është i pari mbi zonën e rrezikshme.

Në pjesën e parë, nuk pati pothuajse asgjë të rëndësishme, duke marrë parasysh që Espanyol pati vetëm një goditje drejt portës kundërshtare, ndërsa Leganes nuk u tregua aspak i rrezikshëm.

Mysafirët në pjesën e dytë kërkuan më tepër golin dhe këtë e arritën në minutën 53 përmes Silva, i cili me një goditje nga pesë metra ishte i pagabueshëm për 1:0.

Espanyol sulmoi në vazhdim të ndeshje në kërkim të barazimit, dhe një gol i Raul De Thomas në minutën 73 u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Për shkak të numrit të madh të ndërprerjeve dhe pushimeve, gjyqtari zgjati takimin për tetë minuta. Sidoqoftë, rezultati nuk ndryshoi.

Sonte luajnë edhe Osasuna – Getafe dhe Villarreal – Barcelona.