Në pjesën e parë nuk pat asnjë gol

Në pjesën e parë nuk pat asnjë gol

Leicester City dhe Chelsea kanë luajtur barazim 2:2 në derbin e ditës në Premier ligë, të luajtur në ‘King Power Stadium’.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje nuk dhuroi gola, ndërsa në të dytën tifozët patën rastin të shohin një spektakël të vërtetë.

Antonio Rudiger me të filluar pjesa e dytë, kaloi Chelsean në epërsi 0-1.

Vendasit arritën të përmbysin rezultatin, duke barazuar fillimisht me Harvey Barnes në 1:1, dhe për të kaluar në epërsi 2:1 me golin e Ben Chilwell.

Chelsean nga humbja e shpëtoi mbrojtësi Rudiger, që në minutën e 71’ shënoi edhe një herë, për 2:2.