Lëndohet derisa ishte duke punuar në një shtëpi
17 Tetor 2020
Një person në Prizren derisa ishte duke punuar në një shtëpi është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.
Policia njofton se viktima është duke u trajtuar në QKUK, dhe gjendja e tji shëndetësore është stabile.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës, dhe me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar.
“Viktima është duke u trajtuar në QKUK, gjendja momentale shëndetësore është stabile. Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e punës, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe është duke u hetuar”, njofton policia e Kosovës./21Media