Kapiteni i Juventusit Giorgio Chiellini thuhet se ka pësuar një tjetër lëndim dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Dynamo Kiev nesër.

Qendërmbrojtësi, sipas ‘Tuttomercatoweb”, ka pësuar një problem në kofshën e tij të majtë dhe përjashtohet nga ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër ukrainasve.

Chiellini ka luajtur vetëm katër ndeshje konkurruese për “Zonjën e Vjetër” këtë sezon, dy prej tyre vijnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

36-vjeçari nuk ka luajtur që nga shtatori në Serie A, pasi ai ka luftuar me një dëmtim të muskujve për pjesën më të madhe të sezonit aktual.