Ndeshja e Barcelonës me Realin përfundoi pa gola

Ndeshja e Barcelonës me Realin përfundoi pa gola

Dje është zhvilluar El Clasico ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, mirëpo mysafirët nuk ishin fare të kënaqur me arbitrin kryesor të ndeshjes.

Madje, Real Madridi ka reaguar edhe zyrtarisht, duke pretenduar në dy penallti të mos akorduara nga arbitri i ndeshjes në të mirë të tyre.

Njërë nga to ishte edhe ndërhyrja e Lenglet në qendërmbrojtësin e Realit, Varane, ku mysafirët pretenduan se duhej të akordohej penallti në të mirë të tyre.

Lenglet pas ndeshjes u shpreh se kjo ndërhyrje nuk ishte fare penallti dhe sipas tij gjyqtari kryesor ka vepruar mirë duke mos e akorduar një gjë të tillë.

“Desha ta godas topin me kokë dhe në përpjekje për t’i dhënë sa më shumë forcë në mënyrë që të shkojë sa më larg, e preka këmbën e Varane. Për mua nuk ishte penallti. Unë jam protagonist dhe e di kur nuk do të bëj faull. Nëse dikush mendon se ajo ishte penallti, atëherë është vetëm mendimi i tyre”, shtoi ai.

Kujtojmë që pas ndeshjes edhe kapiteni i Realit, Sergio Ramos kishte deklaruar që sipas tij skuadra e tyre është dëmtuar në këtë rast.