Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka hapur bisedimet me “Blaugranët” për një kontratë të re, pas paraqitjeve solide edicionet e fundit, sipas “Mundo Deportivo”.

Lenglet kaloi në radhët e Barçës merkaton e verës 2018 nga Sevilla për një shumë rreth 36 milionë eurosh, duke ardhur si rezervë e mbrojtësit Umtiti.

Duke pasur parasysh lëndimet e Umtitit në gjurin e djathtë, Lenglet ishte zëvendësuesi i duhur dhe arriti të fitojë besimin e krerëve te Barça, duke u bërë shtyllë e mbrojtjes përkrah Gerrard Piques.

Paraqitjet e bukura dhe niveli i profesionalizmit të lojtarit janë ndër arsyet që Barcelona po kërkon ‘ta blindojë’ atë me një kontratë të re që thuhet se do ta mbante në radhët e tyre deri në vitin 2024.