Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampionëve të cilat startuan nga ora 18:55 ku u ballafaquan Basaksehiri me Manchester Unitedin dhe Zenit Shërn Petersburgu me Lazion.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën me rezultat 2-1 në udhëtim. Dy golat për vendasit u realizuan nga Demba Ba në minutën e 13’ dhe Edin Visca në minutën e 40’, kurse golin e vetëm për Unitedit e realizoi Anthony Martial në minutën e 43’

Në ndeshjen tjetër, Lazio e Vedat Muriqit luajti baraz me skuadrën ruse Zenit Shën Peterzburg. Ishin vendasit ata të cilët kaluan në epërsi në minutën e 31’ me golin e realizuar nga Aleksandr Yerokhin, kurse për italianët shifrat i barazoi Felipe Caicedo, tetë minuta para përfundimit të takimit.

Nga ora 21:00 zhvillohen edhe gjashtë ndeshje të tjera./KP