Liga e Kampionëve, rezultatet befasuese pas pjesë së parë
2 Dhjetor 2020
Kanë përfunduar 45 minutat e para të gjashtë ndeshjeve që filluan nga ora 21:00 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Nuk ka gola në ndeshjen ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Lazios, pra rezultati është ai i fillimit, 0-0.
Manchester United dhe Paris-Saint-Germain janë duke luajtur me barazim 1-1 derisa golat u realizuan nga Neymar dhe Marcus Rashford.
Juventusi po e mund Dinamo Kievin me rezultat 1-0 me golin e sulmuesit Federico Chiesa, ndërsa Chelsea është në avantazh ndaj Sevillas me rezultat 0-1 me golin e realizuar nga Olivier Giroud.
Ne dy ndeshjet tjera janë këto rezultate:
Ferencveros – Barcelona 0-3 dhe
Club Burgge – Zenit 1-0./KP