Dy ditë pas dekretimit nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në Gazetën zyrtare është publikuar Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili mundëson tërheqjen e dhjetë për qind të mjeteve të qytetarëve nga Trusti.

Ligji është votuar të premten në tentimin e tetë, gjashtë muaj pasi ishte iniciuar nga Qeveria Hoti.

Në ditën e votimit, Trusti pati njoftuar se në momentin që del në Gazetën Zyrtare, qytetarët do të kenë mundësi të nisin aplikimin për tërheqje të parave përmes një aplikacioni të veçantë.