Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi.

Limaj në Facebook ka shkruar se çmon gatishmërinë̈ e presidentit për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim.

Ai tutje ka shkruar se kjo është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë.

“Çmoj gatishmërinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim. Kjo është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë”, ka shkruar Limaj.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi të hënën do të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar. Lajmin e ka konfirmuar vet presidenti i shtetit permes një shkrimi në Facebook, teksa ka bërë thirrje për unitet që “t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”. /21Media