Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Limaj ka bërë me dije se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale me theks të vecantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë.

Limaj shkruan në “Facebook”, se bashkërisht kanë konstatuar se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi.

“Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë. Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së…

Posted by Fatmir Limaj on Monday, 29 June 2020