​Limaj: Lutemi që gjendja shëndetësore e të lënduarve të përmirësohet sa më parë

 

Dhjetëra persona u lënduan nga shpërthimi i një bombole të gazit që ndodhi gjatë së martës në Ferizaj.

Për këtë ka shkruar edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Lutemi që gjendja shëndetësore e të lënduarve të përmirësohet sa më parë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai po ashtu ka shkruar se bashkëndjenë me familjarët e të lënduarve nga ky shpërthim.

“Bashkëndjejmë me familjet e mbi 40 qytetarëve që mbeten të lënduar, si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit në Ferizaj”, ka shkruar Limaj.

Back to top button