Kryetari i Nismës Socialdemokrate iu ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve tanë pas vendimit të Qeverisë për hapjen e Aeroportit nga 28 qershori.

Limaj shkruan se Qeveria e Kosovës sonte mori një vendim të shumëpritur për mërgimtarët tanë, por edhe për qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë.

“Mirë se vini bashkatdhetarë! Qeveria e Kosovës sonte mori një vendim të shumëpritur për mërgimtarët tanë, por edhe për qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë. Nga 28 qershori do të hapet Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, duke respektuar udhëzimet e institucioneve përkatëse. Stina e verës nuk mund të paramendohet pa mërgatën tonë, e cila është̈ pjesë e pandashme e jona!” ka shkruar Limaj në Facebook.

Mirë se vini bashkatdhetarë!

Qeveria e Kosovës sonte mori një vendim të shumëpritur për mërgimtarët tanë, por…

Posted by Fatmir Limaj on Tuesday, 23 June 2020

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që nga data 28 qershor të rifillojë transportit ajror dhe të hapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”./21Media