Limaj: S’ka mospajtime mes partnerëve, duhet koordinim më i madh për dialogun
10 Shtator 2020
Ka përfunduar takimi tre palësh me partnerëve të koalicionit qeverisës.
Lideri i Nismës Fatmir Limaj tha se nuk ka mospajtime mes partnerëve, por duhet të ketë vetëm koordinim më të madh sa i përket temës së dialogut Kosovë-Serbi.
Ai kërkoi shfrytëzim të momentumit për të arritur marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, derisa tha se në këtë takim ata nuk kanë diskutuar për tema tjera.
Ndërsa kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ky është një takim i zakonshëm i liderëve të koalicionit qeverisës.