Kryetari i Nismës Socialdekokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është moment i fundit që pozita dhe opozita t’i lënë mënjanë divergjencat që kanë dhe së bashku të harmonizojnë një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse.

Limaj ka thënë se deklarata e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor 2020, nëpërmjet së cilës njoftohej opinioni publik se kjo Prokurori kishte dorëzuar një aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare, emrat e të cilëve nuk përmenden, ka shkaktuar shqetësime të mëdha të qytetarët e Kosovës.

Limaj pas këtyre shqetësimeve, ka vendosur të dal me një deklaratë ku thekson se sado të rënda të jenë padrejtësitë kundër fateve individuale dhe kolektive që janë bërë dhe po bëhen ndaj luftëtarëve të lirisë, ne duhet të tregojmë lidership të vërtetë në këto rrethana të vështira për shtetin tonë.

“Si asnjëherë më parë, është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërore të Kosovës që t’i lëmë anash emocionet tona njerëzore, sado të natyrshme që të duken, dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Është moment i fundit që të lëmë inatet dhe veprimet emocionale dhe t’i bashkërenditim veprimet tona që të dëshmojmë se vërtet interesat e shtetit tonë i vëmë mbi interesat individuale. Është moment i fundit që pozita dhe opozita t’i lënë mënjanë divergjencat që kanë dhe së bashku të harmonizojmë një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Limajt në Facebook.

Deklaratë!

Deklarata e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor 2020, nëpërmjet së cilës…

Posted by Fatmir Limaj on Friday, 26 June 2020