Limaj uron qytetarët për Vitin e Ri
31 Dhjetor 2020
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ua ka uruar Vitin e Ri të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve tanë kudo që jetojnë e veprojnë.
Kreu i Nismës shkruan se 2020 ishte një vit jo i lehtë dhe shumë sfidues, për shkak të pandemisë, e cila ka goditur çdo aspekt zhvillimor, me theks të veçantë ekonominë. Ai ka uruar që 2021 të jetë vit i tejkalimit të pandemisë COVID-19 dhe një vit i mbarë për çdo familje shqiptare.
“Në këtë ditë feste, në mënyrë të veçantë uroj familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, si dhe gjithë veteranët dhe bashkëluftetarët”, thuhet ndër të tjera në urim.