Kryendeshja e xhiros së 23 në Premier Ligë padyshim se zhvillohet në stadiumin “Anfield Road”, aty ku ballafaqohen Liverpooli dhe Manchester City.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola është në vendin e parë në tabelë dhe po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme të rezultateve, derisa Liverpooli i drejtuar nga Jurgen Klopp është në vendin e katër me 40 pikë dhe ka një formë jo stabile të rezultateve.

Në rast të humbjes, Liverpooli mund të pësonte një goditje të rëndë në rrugën për titull, andaj kjo sfidë është tejet e rëndësishme për “The Reds”.

Ndeshja fillon nga ora 17:30 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Arnold, Fabinho, Henderson, Robertson, Ëijnaldum, Jones, Thiago, Mane, Salah, Firmino.

Manchester City: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Mahrez, Foden, Sterling.