Gjigantët anglezë Liverpool dhe Manchester City do të përballen “kokë më kokë” për mbrojtësin e Bayern Munich David Alaba, raporton “AS”.

Vitin e ardhshëm futbollisti austriak do të jetë i lirë pasi që është duke hezituar që të nënshkruajë kontratë të re me “bavarazët”.

Për 28-vjeçarin spekulohet se janë të interesuar shumë ekipe nga Evropa ku disa nga to janë Liverpooli, Manchester City, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Real Madridi.

Spekulohet se shuma që e kërkon Bayerni për Alaban është diku rreth 40 milionë euro, por mund të detyrohen ta ulin nëse nuk dëshirojnë ta humbin lojtarin si futbollist të lirë edicionin e ardhshëm.