Mesfushori mund të lejohet të largohet nga Real Madridi. Liverpool dhe Paris Saint-Germain kanë shprehur interesim serioz për mesfushorin e “Galaktikëve” Marco Asensio.

24 vjeçari nuk është duke e gjetur formën e tij më të mirë në Spanjë, pas një periudhe jo të mirë me lëndime të shumta.

Zinedine Zidane mund të bëhet gati për shitjen e Asensios, vetëm për të mbledhur fonde të mjaftueshme, për të siguruar transferime të reja në “Santiago Bernabeu”.