Liverpooli i janë bashkuar Tottenham në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Lille Sven Botman, raporton “Foot Mercato”.

Spurs e kanë monitoruar Botman për një kohë të gjatë, por si duket edhe Liverpooli tani është në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 20-vjeçar.

Të dy klubet nga Anglia pritet të jenë në garë me skuadrën italiane Inter, ku “Nerazzurët” edhe e kanë konfirmuar interesimin e tyre zyrtarisht.