Liverpool pranë marrëveshjes me yllin e Udineses
8 Janar 2021
Mesfushori argjentinas ka kapur vëmendjen e agjentëve nga Anfield.
Liverpool dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin e Udineses Rodrigo De Paul, i cili ishte i lidhur me një kalim të mundshëm tek Leeds gjatë verës, raporton “The Sun”.
26 vjeçari mund t’i kushtojë Klopp rreth 40 milionë euro, por sidoqoftë “Të Kuqtë” e kanë identifikuar atë si përforcim me shumë kualitet, ku Liverpool po shikon të mbrojë titullin e kampionit për pjesën e mbetur të edicionit 2020/21.
Leeds ishin të gatshëm të transferonin argjentinasin vitin e kaluar, por tekniku Bielsa ishte në mëdyshje se a duhet të shpenzohet aq shumë para në kohë të pandemisë.