Liverpooli ka fituar bindshëm ndaj Southamptonit

Liverpooli ka fituar bindshëm ndaj Southamptonit

Liverpooli e ka mundur të shtunën me rezultat 4-0 Southamptonin.

Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, por në pjesën e dytë ka pasur vetëm një skuadër dhe ajo ishte Liverpooli.

Gjatë 45 minutave të dytë, Liverpooli ka shënuar 4 gola.

Me këtë fitore, Liverpooli ka 73 pikë në vendin e parë, 22 më shumë se vendi i dytë, Manchester City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kjo është fitorja e 24-të në Premier Ligë e Liverpoolit në këtë sezon nga 25 ndeshjet e zhvilluara, ku ka pasur vetëm një barazim e asnjë humbje.