​Lladrovci: Objekti i stacionit të trenit në Drenas shumë shpejt do t’u kthehet qytetarëve

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se stacioni i trenit në këtë qytet pritet t’i kthehet qytetarëve që udhëtojnë me tren dhe pronarit Infra-Kos.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se pret nga Infra-Kos që në kohën sa më të shpejtë të aftësojë stacionin për shfrytëzim nga udhëtarët me tren dhe të mënjanojë çdo aneks, i cili nuk është brenda funksionit të stacionit të trenit.

“Përshëndes vendimin e menaxhmentit të Infra-Kosit që ky objekt të mbetet sipas destinimit themelor që ka – të shfrytëzohet nga udhëtarët me tren, përgjithmonë”, shkruan Lladrovci.

Objekti i Stacionit të trenit në Drenas presim shumë shpejt t’i kthehet qytetarëve!

Më në fund, Stacioni i trenit,…

Ramiz Lladrovci paylaştı: 1 Eylül 2020 Salı

Back to top button