​Llumnica: Ligji për paga mund ta shkatërrojë KEK-un

Llumnica reagon përsëri

Nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës(KEK), Nexhat Llumnica sërish ka reaguar ndaj ligjit për paga, duke thënë se ky ligj mund ta shkatërrojë Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se projektligji asgjë nuk ka ndryshuar që nga fillimi sa i përket KEK-ut dhe sipas asaj që e kanë paraparë në njërin nga nentet, i bie që Korporata Energjetike e Kosovës duhet të punojë vetëm në ndërrimin e parë, pa kujdestari, pa orë jashtë orarit, pa ndërrimin e natës, pa punë gjatë fundjavës dhe pa punë gjatë festave.

“DISPOZITAT PËR PAGAT E NDËRMARRJEVE PUBLIKE

Neni 27

Kompetenca për caktimin e pagave në ndërmarrjet publike.

1. Organet kolegjiale drejtuese të ndërmarrjeve publike me kapital mbi pesëdhjetë për qind (50%) shtetëror, miratojnë:

1.1. nivelet e pagave të punonjësve të tyre, brenda koeficientit minimal 1 dhe koeficientit maksimal 7, sipas vlerës së koeficientit të përcaktuar me nenin 23 paragrafi 1. të këtij ligji

Ligjin për paga na e kanë berë sipas dëshirës, duke e shkelur edhe ligjin e punës, sigurisht që se kanë lexuar fare ligjin e punës!

Më ketë del se ose nuk janë interesuar, ose na kanë mashtruar!

Ligji i punës përcakton pagesën shtesë si vijon:

Neni 56

Paga shtesë

1. Për punën më të gjatë se orari i plotë i punës, si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe për

punën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë, në pajtim me këtë ligj, Kontratën Kolektive dhe

Kontratën e Punës.

2. Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë, si më poshtë:

2.1. 20 % në orë për kujdestari;

2.2. 30 % në orë për punë gjatë natës;

2.3. 30 % në orë për punë jashtë orarit;

2.4. 50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave; dhe

2.5. 50 % përqind në orë për punë gjatë fundjavës.

Kurse në ligjin për paga Neni 23 pika 4 shkruan: Fondi i përgjithshëm për të gjitha shtesat sipas këtij ligji nuk mund të kalojë 8% të buxhetit të pagës bazë të përcaktuar sipas ligjit për ndërmarrjet buxhetore”, ka shkruar Llumnica.

Ai tha se kjo po i bjen se Korporata Energjetike e Kosovës duhet më punuar vetëm në ndërrimin e parë, pa kujdestari, pa orë jashtë orarit, pa ndërrimin e natës, pa punë gjatë fundjavës si pa punë gjatë festave, apo i bjen se ky ligj mund ta shkatërrojë Korporatën Energjetike të Kosovës.

“Qytetarë të nderuar deputetët tuaj të cilët jau keni dhënë votën nuk po dinë më ju përfaqësuar, kurse kordinatori për reformat shtetërore z.Besnik Tahiri nuk po ju tregon drejtë kur po thotë se ne jemi kanë kundër, por ky nën ka ardhur si amendament në Kuvend, sepse projektligji asgjë nuk ka ndryshuar që nga përpilimi në fillim sa i përket kuptimit në këtë nen ky përfshihet KEK-u, dhe munden edhe kështu ju lanë në terrë”, ka shkruar tutje nënkryetari i KEK-ut.

Sindikata e punëtorëve të KEK-ut më 14 shkurt protestuan para Qeverisë së Kosovës, në shenjë revolte ndaj Ligjit për Paga./21Media

Back to top button