Loriana Kuka ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Budapest.

Kuka në çerekfinale të kategorisë deri 78 kilogramë, mposhti rusen Aleksandra Babintseva pas afro 5 minutave luftë me një waza-ari.

Në gjysmëfinale Kuka do të luftojë me franceze Estelle Fanny Posvite.

Në raundin e dytë, Loriana mundi xhudisten nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon.