Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi sot se si pasojë e rritjes së rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë dhe shtetet fqinje, shtimi i kontrollit në pikat kufitare do të jetë më i madh dhe se të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e IKSHPK-së dhe MSH-së.

Ai në një postim në Facebook, Zemaj ka shkruar se gjatë vizitës që ai bëri sot në pikën kufitare në Merdare, ka parë nga afër respektimin e masave antiCOVID-19.

“Organet e rendit bashkë me doganierët, në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit. Nuk ka tolerancë ndaj neglizhencës”, ka shkruar Zemaj.

Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit në pikat kufitare duhet të jetë…

Posted by Armend Zemaj on Sunday, 18 October 2020