“Blaugranët” janë vetëm dy pikë larg skuadrës së Diego Simeones, që zë vendin e parë.

Një nga ndeshjet më të mira të La Ligas do të zhvillohet sot në “Camp Nou”, ku Barcelona pret në shtëpi liderin e tabelës Atletico Madridin.

Pas 34 ndeshjeve, Barcelona zë vendin e tretë në tabelë, me 23 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar 74 pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë Real Madridi, kurse gjendet dy pikë larg vendit të parë, ku nëse arrin sot të fitoj tre pikët e plota kundër tyre, Barça do të ngjitej në vend të parë.

Në anën tjetër, pas 34 xhirosh, Atletico Madridi ka regjistruar 23 fitore, shtatë barazime dhe katër humbje, kështu duke u pozicionuar në vend të parë me gjithsej 76 pikë.

Të dy trajnerët nuk do të kenë probleme të shumta me mungesa të lojtarëve, ku për Ronald Koeman do të mungojnë Philippe Coutinho dhe tinejxheri Ansu Fati.

Ndërsa, Diego Simeone për ndeshjen e sotme nuk do të llogarisë vetëm në shërbimet e mbrojtësit anësor Renan Lodi.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Barcelona (3-5-2): Ter Stegen; Araujo, Pique, Lenglet; Roberto, De Jong, Busquets, Pedri, Alba; Messi, Griezmann.

Atletico Madridi (3-5-2):Oblak; Savic, Gimenez, Hermoso; Trippier, Llorente, Koke, Lemar, Carrasco; Suarez, Correa.