Warning: sprintf(): Too few arguments in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/lib/breadcrumb-trail/inc/breadcrumbs.php on line 254

​Lukaku-Inter, zhvillimet e fundit

1 min read

Rikthimi i Romelu Lukakut në Inter po vazhdon të marr kohë më shumë se sa që ishte pritur pasi negociatat ndërmjet Interit dhe Chelseat janë duke vazhduar por ende nuk është arritur akordi.

Sulmuesi nga Belgjika po vazhdon të këmbëngul që të rikthehet në “Giuseppe Meazza”, aty ku kaloi një periudhë shumë të mirë në sezonin 2020/21 në urdhrat e trajnerit Antonio Conte ku edhe u shpall kampion.

Interi po e kërkon lojtarin në firmë huazimi të thjeshtë dhe ka paraqitur ofertën e parë prej 5 milion euro, plus bonuse e cila është refuzuar nga skuadra angleze. “Blutë” e Londrës po kërkojnë 10 milionë euro plus bonuse.

Por, sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, sot ka pasur kontakte të reja dhe palët janë ofruar edhe më shumë pasi Interi mësohet se ka pranuar të paguajë shifrën e kërkuar nga Chelsea.

Në këtë pikë, duke pasur parasysh edhe gatishmërinë e Lukakut për të ulur pagën e tij për t’u rikthyer, mungon vetëm miratimi përfundimtar nga presidenti i Interit Steven Zhang për të përfunduar marrëveshjen.

Negociatat pritet të mbyllen në fillim të javës së ardhshme.