Të gjitha analizat e testeve për Covid-19 nga Komuna e Malishevës, kanë rezultuar negative dhe nuk ka asnjë rast të ri të prekur.

Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të IKSHPK-ës me Komunën e Malishevës. Numri i personave aktiv me Covid-19 në Malishevës, është 12.

Rezultatet e sotme, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me Covid-19, i ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Sipas Berishës, gjendja në Komunën e Malishevës, është stabile dhe nën kontroll, ndërsa shtabi komunal është në monitorim të vazhdueshëm të situatës, si dhe duke ofruar mbështetjen e plotë për të gjithë ata që në një formë apo tjetër, janë të prekur nga pandemia, si në rastet e prekura, ashtu edhe në rastet tjera.