Skuadra angleze Manchester City besojnë se janë duke e kryesuar garën për një marrëveshje me Messin, nëse ylli vendos të largohet nga Barcelona, raporton “The Telegraph”.

City, Paris Saint-Germain dhe Inter janë skuadrat që kanë qenë të lidhura vazhdimisht me një transferim të mundshëm të Messit, i cili pritet të marrë një vendim rreth të ardhmes së tij në fund të këtij edicioni.

Messi ka shënuar 12 gola në 20 paraqitje këtë edicion, në të gjitha garat për skuadrën e Barcelonës.