Gjiganti anglez Manchester United po mundohet ta bind Cristiano Ronaldon që të rikthehet tek ta sezonin e ardhshëm, raporton “SPORTbible”. Juventus dëshiron ta largojë 35 vjeçarin nga radhët e tyre pasi nuk po mund ta përballojnë pagën e lartë të tij, ku Ronaldo përfiton 28 milionë euro në vit nga “Zonja e Vjetër”.

Tani po spekulohet që “Djajtë e Kuq” kanë shprehur interesim për ta rikthyer Ronaldon në “Old Trafford” sipas analistit të njohur Christian Martin.

Në një komunikatë për media në rrjetin e tij social “Twitter”, Martin tha që mediat nga Portugalia dhe Anglia po raportojnë se Ronaldo mund të rikthehet në Premier Ligë.

“E momentit! Burimet tona nga Porto dhe Manchesteri konfirmojnë se Manchester United kanë kontaktuar Ronaldon për një rikthim të mundshëm në Premier Ligë. Nëse vet lojtari pranon, atëherë Juventusi janë të kënaqur të bëjnë marrëveshje me United,” shkroi Martin.