Mesfushori i Barcelonës, Ilaix Moriba ka oferta nga gjiganti anglez Manchester United dhe skuadra gjermane RB Leipzig, raporton “Mundo Deportivo”.

18 vjeçari është inkuadruar këtë sezon me skuadrën e parë të Barcelonës, duke e bërë debutimin e tij kundër Deporivo Alaves në La Liga, ndeshje të cilën e fitoi Barcelona me rezultat 5:1.

Po ashtu, raportohet se dëshira e Moribas është të qëndrojë në “Camp Nou”, dhe të vazhdojë zhvillimin e tij si lojtar profesionit përkrah yllit Lionel Messi.