“Djajtë e Kuq” dhe “Galaktikët” e dëshirojnë yllin adoleshent.

Manchester United dhe Real Madrid janë duke u bërë gati t’i hynë garës për shërbimet e talentit të Rapid Wienna, Yusuf Demir, raporton “Defensa Central”.

Mesfushori 17 vjeçar është nën radarin e shumë skuadrave evropiane, por spekulohet se United dhe Madrid janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim serioz deri tani.

Demir ka bërë 10 paraqitje në Bundesligën austriake, duke regjistruar kështu një gol dhe dy asisitime për skuadrën e Rapid Wiennas.