Gjigantët anglezë Manchester United kanë kontaktuar agjentët e teknikut Pochettino për t’u bërë trajneri i tyre i ardhshëm, raporton “Manchester Evening News”.

Trajneri i tanishëm i “Djajve të Kuq” Solksjaer, si duket e ka humbur besimin e krerëve dhe është nën rrezik për t’u shkarkuar nëse nuk e këndell United nga rezultatet jo të mira në Premierë Ligë. Po ashtu mbrëmë në Ligën e Kampionëve, Manchester humbi si mysafir me rezultat 2:1 nga Istanbul Basaksehir.

Tani raportohet se United kanë kontaktuar me Pochettinon, i cili ka eksperiencë në Premierë Ligë pasi që ishte në rolin e trajnerit të Tottenham në edicionin 2019 ku arriti ta prekte finalen e Ligës së Kampionëve, vetëm për ta humbur nga gjiganti anglez, Liverpool.

Pochettino është i papunë që nga koha kur Tottenham e shkarkoi nga posti i trajnerit para 12 muajsh.