Manchester United kanë bërë gati disa opsione lojtarësh që dëshirojnë t’i transferojnë në merkaton e janarit si përforcime për klubin, pas një starti jo të mirë këtë edicion dhe ndër emrat më të përfolur është sulmuesi i Barcelonës Ousmane Dembele, përcjell “Mundo Deportivo”.

Gazeta spanjolle raporton se United do të mundohen të nënshkruajnë me 23 vjeçarin francez në fillim si huazim në vitin 2021 dhe pastaj ta bëjnë blerjen permanente në merkaton e ardhshme verore.

“Djajtë e Kuq” ishin afër të arrinin marrëveshje me Barcelonën për ta transferuar lojtarin në “Old Trafford” këtë verë, por ishte vet lojtari i cili nuk dëshironte të largohej nga “Camp Nou”.