“Djajtë e Kuq” janë të interesuar që të blejnë edhe një mbrojtës qendror.

Lista e mbrojtësve që Manchester United është i interesuar vazhdon të rritet, ku spekulohet se ka shprehur interesim në mbrojtësin e Aston Villa-s Tyrone Mings dhe atë të Braga-s David Carmo, raporton “ESPN”.

“Djajtë e Kuq” së fundmi janë lidhur edhe me një transferim të mbrojtësit të Real Madrid-it Raphael Varane.

Raportohet se Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të përforcojë repartin e mbrojtjes, dhe kanë dërguar vëzhguesit e tyre për t’i monitoruar Mings e Carmo.