Manchester United janë në një pozitë jo të mirë në mbrojtje ku duhet të bëjnë zgjidhje para lojës ndaj PSG në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni Harry Maguire së bashku me mbrojtësin tjetër Eric Bailly nuk kanë udhëtuar me ekipin shkaku i lëndimeve, duke e lënë kështu vetëm Victor Lindelof si mbrojtësin e vetëm të ekipit kryesor. Timothy Fosu-Mensah dhe Axel Tuanzebe janë gjithashtu të gatshëm.

Alex Telles do të mund ta bëjë debutimin e tij ku mund të përdoret edhe si mesfushor krahu nëse Manchesteri paraqitet me pesë mbrojtësa në formacion. Me mungesën e Maguire kapiten sot do jetë Bruno Fernandes për herë të parë.

Mason Greenwood dhe Jesse Lingard po ashtu nuk kanë udhëtuar me ekipin, duke mbetur në shtëpi me Edinson Cavanin i cili po vazhdon punën me fitnesin e tij.

Ndërkaq probleme më të mëdha ka ekipi i PSG ku trajneri Thomas Tuchel është shprehur se gjithsej ka vetëm 11 lojtarë të gatshëm për lojë. Maurio Icardi, Juan Bernat dhe Thilo Kehrer nuk do jenë të gatshëm shkaku i lëndimeve ndërkaq Marquinhos, Marco Verrati, Julian Draxler dhe Danilo Pereira janë në dyshim nëse do të mund të paraqiten. Po ashtu edhe Leandro Paredes do të mungojë pas një lëndimi që mori ndaj Nimes në vikend. Neymar dhe Mbappe do të paraqiten ku shikojnë të vazhdojnë serinë e mirë të golave ku të dy brenda katër sezoneve kanë shënuar 166 gola.

Manchester United luan si mysafir ndaj PSG në stadiumin “Parc des Princes” me fillim nga ora 21:00 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme të dy ekipeve janë këto:

Manchester United (3-5-2): De Gea; Tuanzebe, Lindelof, Shaw; Wan-Bissaka, Matic, Pogba, Fernandes, Telles; Rashford, Martial

PSG (4-3-3): Navas; Florenzi, Diallo, Kimpembe, Kurzawa; Herrera, Marquinhos, Rafinha; Di Maria, Neymar, Mbappe.