Gjiganti anglez, Manchester United si duket nuk do mund ta zbarkoj mbrojtësin e majtë të Portos, Alex Telles. “Djajtë e Kuq” janë duke pasur probleme me transferimin e lojtarëve, ku para ca ditësh spekulohej se United e do me ngulm lojtarin brazilian, por që një marrëveshje me klubin e Portos nuk po mund të arrihet pasi që Manchester po refuzon të paguaj 20 milionë euro për të.

Sipas “Daily Telegraph”, Manchesteri nuk kanë kohë shumë që ta kompletojnë transferimin e Telles, dhe janë pesimist që një marrëveshje do ndodhë mes klubeve pasi që Porto e ka bërë të qartë që nuk do ta lëshojnë lojtarin për asgjë më pak se 20 milionë euro.

Telles thuhet se ka marrëveshje personale me United dhe është shprehur i pakënaqur drejt krerëve të Portos për shumën të cilën ata po e kërkojnë për të.