Takimi i liderëve mes Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski te presidenti Stevo Pendarovski përfundoi pa marrëveshje për datën e mbajtjes së zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Të dy liderët u morën vesh që ta vazhdojnë komunikimin mes vete.

“Nuk arritëm marrëveshje, kemi lënë mundësi që gjatë ditës së nesërme, nëse duhet të dëgjohemi dhe nuk do të japim komente shtesë në pjesën e deklaratave, as të japim përgjigje në pyetje”, deklaroi Zaev pas takimit.

Edhe Mickoski në deklaratën e tij të shkurt tha se nuk u arrit marrëveshje. /TV