Juventusi dhe Interi kanë kontaktuar agjentët e brazilianit Marcelo për të kuptuar dëshirën e tij për të ndryshuar ambient.

Kjo është ajo që raporton gazeta spanjolle ‘AS’ në kolumnën e së cilës lexohet se megjithatë, negociatat janë ndërprerë për shkak të pages së lojtarit prej 8 milionë euro në sezon.

Marcelo ishte i gatshëm të diskutojë largimin e tij nga “Santiago Bernbeu” pasi është i vetëdijshëm se në sezonin e ri do të luaj si zëvendësues i Mendy në krahun e majtë të mbrojtjes.