Marku pas fitores: Do jap shpirtin derisa të bie dhe të mos çohem më
Boksieri shqiptar, Florian Marku, sonte ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij si boksier pasi ka fituar titulllin kampion në kategorinë WBC Silver.
Ai e ka mposhtur boksierin meksikan, Miguel Ramirezin pas dhjetë raundeve shimë të vështira dhe një lufte të ashpër.
Pas ndeshjes, Marku ka pranuar se meçi nuk ka qenë fare i lehtë, por ka premtuar se edhe në vazhdim do të japë edhe shpirtin për fitore të reja.
“I them faleminderit të gjithëve që erdhët sot. Kushdo që stërvitet jep shpirtin. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, kushto që futet në ring jep shpirtin për të fituar dhe e patë edhe vetë rivalin meksikan që zhvilloi një ndeshje të madhe. Meksikanët janë të fortë. Një duartrokitje për meksikanin që erdhi këtu. Kam kaluar një jetë jo të lehtë si të gjithë shqiptarët. Ju falenderoj ju që keni ardhur këtu. Nuk jam as Superman as njeri që nuk goditet, edhe unë kam shpirt, por vetëm diçka ju premtoj. Do jap shpirtin derisa të bie dhe të mos çohem më. Ju premtoj se do jap shpirt”, ka thënë Marku.