Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se mosekzekutimi i mjeteve për një pjesë të përfituesve të bursave (rreth 1 mijë studentë) ka ndodhur për shkak që listat e dorëzuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kanë pasur gabime teknike tek xhirollogaritë e studentëve.

“MASh ka punuar në rregullimin e këtyre xhirollogarive dhe pritet që së shpejti të dorëzohen për alokimin e mjeteve. MASh, gjithashtu bënë të ditur se, shuma e bursës së përfituar pritet që brenda pak ditës të ekzekutohet dhe asnjë student nuk do të mbetet pa përfitimin e mjeteve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MASh.

MASh gjithashtu ka filluar me procedurat për hapjen e konkursit të bursave për vitin akademik 2020/2021.