MAShTI njofton shtëpitë botuese se do t’i asistojë ato në marrjen e lejeve njëditore të qarkullimit

MAShTI njofton shtëpitë botuese se do t’i asistojë ato në marrjen e lejeve njëditore të qarkullimit

Shtëpitë botuese kanë afat deri me 17 prill për dorëzimin e dorëshkrimeve për tekstet shkollore.

Kështu ka njoftuar, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Duke marrë parasysh vendimin e fundit të institucioneve të Kosovës për kufizimin e lëvizjes me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID – 19, MAShTI njofton shtëpitë botuese se do t’i asistojë ato në marrjen e lejeve njëditore të qarkullimit me qëllim që ta bëjë të mundur pranim-dorëzimin zyrtar të dorëshkrimeve në përputhje me konditat e konkursit. “, thuhet në njoftimin e MASHTI.

Po ashtu kjo ministri ka kërkuar nga shtëpitë botuese që t’i dërgojnë në MAShTI emrat e personave të autorizuar (1 deri në 3 persona për secilën shtëpi botuese) në mënyrë Ministria të kërkojë leje qarkullimi një ditore për këta persona nga MPBAP./21Media