Njoftimi i MASHTI-t

Njoftimi i MASHTI-t

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se meqë se dita e hënë është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, video-ligjëratat që do të transmetohen nesër, do të ri-transmetohen edhe të shtunën më 25 prill, sipas orarit të njëjtë.

Sipas njoftimit nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare. Video-ligjëratat për mësimin në distancë transmetohen në RTK.