Mbahet konferenca vjetore e prokurorëve
Me fjalë rasti do të paraqitet edhe presidenti i Kosovës
Sot mbahet “Konferenca vjetore e prokurorëve”, e cila organizohet nën patronatin e kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë.
Kjo konferencë pritet të fillojë nga ora 10:00.
Në këtë ceremoni me fjalë rasti do të paraqiten kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi; president i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi; kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni; kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ministër i Drejtësisë, Abelard Tahiri; zv/shef i Apostolova, Riccardo Serri, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Benjamin Reed, shef i Zyrës Ligjore OSCE./21Media