Kylian Mbappe i ka dhuruar lamtumirën e fundit Thomas Tuchel, edhe pse klubi ende nuk ka dalë për media me një komunikatë, lidhur me shkarkimin e Tuchel nga PSG, raporton “SPORT1”.

Kampionët e Francës ende nuk e kanë konfirmuar për media shkarkimin e teknikut gjerman , ku edhe u përhap si lajm nëpër shumë media, që shkarkimi i tij ishte i pritur, edhe pse PSG regjistroi fitore bindëse ndaj Strasbourg me rezultat 4:0, përcjell KosovaPress.

“Fatkeqësisht, ky është ligj i futbollit, por askush nuk do të harroj kohën tënde këtu”, shkroi Mbappe në rrjetin e tij social “Instagram”. “Faleminderit trajner”.

Mbappe gjithashtu falënderoi edhe ndihmës trajnerët e Tuchel, duke përfshirë këtu edhe Arno Michels, i cili ia ktheu, “Faleminderit Kylian, ishte një kënaqësi e madhe”.